Ka ndërruar jetë një tjetër paciente në Spitalin Infektiv.
Mësohet se ka humbur jetën një 49-vjeçare, e cila ndodhej në intubim prej ditësh.
Bëhet fjalë për 49-vjeçaren, që një ditë më parë kishte pasur ditëlindjen dhe që në pamundësi për ta parë, fëmijët i kishin dërguar një tufë me lule në spital.
Lajmin e bënte të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikonte dhe foton e rëndë të 49-vjeçares së intubuar në spital.
Loading...