Mësohet se fillimisht nga policia greke u tha se bëhej fjalë për një grua 30-vjeçare. Por hetimet brenda pak orëve të mëngjesit kanë rezultuar se bëhet fjalë për një 16 vjeçare shqiptare, që banon me familjen e saj në Trikala.
Sipas mediave greke 16-vjeçarja ka marrë goditje të shumta në fytyrë e trup. Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, gjithësesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.
Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendër të qytetit Trikala. Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.