John Barry, autor dhe historian amerikan, i cili ka studjuar të gjitha pandemitë globale, ka deklaruar se situate e koronavirusit në mbarë botën mund të shkojë edhe më keq.
“Distanca sociale, maska, larja e duarve dhe vetë-karantina mbeten thelbësore. Por shumë pak theks i është kushtuar ventilimit, i cili gjithashtu ka rëndësi. Gjithashtu mund të instalohen dritat ultravjollcë në vende publike. Këto do të zvogëlojnë përhapjen. Virusi tashmë është shpërndarë shumë gjerësisht por këto masa do ndihmojnë në uljen e kurbës së infektimeve për poshtë.”
Për shkak të shqetësimit të rrijtes së numrit të të infektuarve dhe të viktimave, historiani ka shkruajtur një artikull për “New York Times” , ku shprehte se kemi një shanc të dytë që të shpëtojmë, por nuk do të kemi një të tretë.