‘Nuk dinte drejtshkrim, nuk njihte ligjin’/ KPK shkarkon prokurorin ‘problematik’

Është shkarkuar nga detyra Spartak Çoçoli prokuror pranë rrethit gjyqësor në Gjirokastër.

Sipas KPK-së Çoçoli ka probleme me njohuritë ligjore dhe po ashtu i janë evidentuar probleme me drejtshkrimin.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit.

Aktualisht, çështja e tij ndodhet në SPAK, ndërkohë që Çoçoli ka mohuar akuzat.

Çoçoli iu nënshtrua vetingut në seancë dëgjimore me 14 korrik, ku u përball me tre kritere klasike të verifikimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterit etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari pasi vlerësoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin e tij nga detyra në mungesë, pasi Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nuk ishte i pranishëm në seancë./lajmifundit

Loading...