Sarandë/ Tre rastet pozitive me koronavirus, anëtarë të një familje

Tre rastet e konfirmuara pozitiv me koronavirus në Sarandë janë anëtarë të një familjeje.

Mësohet se familja, me origjinë nga Laçi, tashmë është izoluar në banesën e saj dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Aktualisht ISHP e Sarandës ka nisur hetimin epidemiologjik për të identifikuar kontaktet.

Ndërkohë, 2 rastet pozitive në Korçë janë kontakte të rasteve të shfaqura më herët. Të dy janë të moshuar dhe po trajtohen në kushte shtëpie.

Rasti në Pogradec është gjithashtu kontakt i rasteve të mëparshme. Mësohet se personi i infektuar është rreth 40 vjeç dhe paraqet gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Kujtojmë se sot 99 persona janë identifikuar pozitiv me koronavirus.

Loading...