Meta: Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar Popullin shqiptar

Presidenti Ilir Meta e ka cilesuar kryeministrin Edi Rama si nje kandidat per diktator.

Ne nje reagim lidhur me ndryshimet kushtetuese Meta kritikon faktin se sipas tij Rama flet ne emer te popullit.

Reagimi i Metes:
Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË! 🇦🇱

Loading...