Hajdari thotë se nëse Basha dhe Meta duan pazar me Edi Ramën të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë dhe të mos bëjnë show.
Deputetja demokrate u kujton palëve se listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe PD-LSI i refuzuan, por nëse kanë ndryshuar mendje, shton ajo, është dakord.
“Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.
Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët” shkruan Hajdari.