Të flasësh me gjuhën e të vuajturve, duhesh ti kesh buzet e lagura me Lot..! – Nga Xheva Salihaj

Të flasësh me gjuhën e të vuajturve,duhesh ti kesh buzet e lagura me Lot..!
(e lexuar)

Jo rastësisht posa mora librat e z.Martin Çuni, u ndala tek libri i tij më i fundit, tek libri i rradhës dhe mbase me i mirëpritur! ( është mendimi im).
“Lulet e jetës” (botoi Shkrola Prishtinë 2018).

Duke shfletuar e duke hyrë në brendinë e librit filluan të më tradhtojnë lotët! Gjatë rrugëtimit tim në librin tuaj miku im , lexova gjithë ato vuajtje, gjithë ato letra dërguar fëmijëve dhe zonjës që meriton respekt të pafund për sakrificën e saj gjatë qëndrimit tuaj në burg!Letra qe perçojnë mesazh, letra te dalura nga shpirti i nje atdhetari te pa mposhtur. Janë këta pak rreshta, por është dëshira ime e madhe për t’u shprehur e falenderuar publikisht z. Martin Çuni. Fjalët që peshojnë janë të rralla, por janë fjalë të dalura nga gjuhë e një zemre të përvuajtjeve të përbashkëta!

Ky dinjitet, njerëzor, intelektual, shumë edukativ përcillet edhe në letrat e këtij libri që tani sapo kam në duar dhe jo vetëm, kjo frymë ndihet te të gjitha krijimet e mikut tonë të mirë e të dashur!

” Lulet e Jetës”, Kush më mirë se ne mund t’i kuptojë dhimbjet e vuajtjet e njëpasnjëshme te mikut tonë, simbolit të rezistencës që Ai përjetoi nëpër kazamatet Jugosllave ,asnjëherë pa e trembur çerpikun, asnjëherë pa u kthye prapa ,kurrë pa u dorëzuar torturave të bishave të egra serbe!
Sa shumë borgj ju kemi juve të nderuar që dhatë gjithçka për ne që sot ta gezojme LIRINË!
Sa shumë kemi per të thënë e nuk e themi! A guxon ky popull të harroj dhunën sistematike qe serbia ushtroi mbi Ne? Jo! Atëhere pse harrojmë, së paku unë kështu mendoj dhe uroj të jem e vetmëja unë që kështu mendoj. Harruam pothuajse çdo gjë, çdo pikë gjaku të derdhur! A thua kujtohen ashtu siç e meritojnë në të vërtetë? Kam friken se emëri SAKRIFICË po kthehet në shërbim të partive politike vetëm atëherë kur ata kanë kohën e fushatave, ndërkohë që ATA u flijuan për lirinë e të gjithëve, për LIRINË E KOSOVËS!
Fatkeqësisht kjo po ndodh edhe me ish të burgosurit tanë politik ,mbetën në margjina të politikës ditore e në mëshirën e atyre që kurrë një min. nuk ja falën kauzes sonë te madhe!? Sa e dhimbshme kur lexoj një nga një letra e burgut dërguar fëmiut, gruas, nënës, motrës, babait e vellaut dërguar gjithë popullit të Kosovës . Letra këto ndryshe nga të tjerat, kur poeti e atdhetari dashurinë për fëmijët, rritën, shkollimin, mbarvajtjen e tyre e sheh nga prapa grilave, prapa telave të burgut në një qeli dy metra katror nga ku shihet “…dielli sa një pare sermë” Migjeni. E nga ku të djeg shpirti kur lexon letrat edhe pse cenzuroheshin ne ate kohe ,nga regjimi ,me aq sa e kishte te lejuar ushtronte ndikm qe femijet ti jepte këshilla, edukim,motivim per te mesuar , dashuri dhe respekt per familjen rrethin shoqerine shkollen ,mesuesit mesueset , mu nga ai vend i ftohur akull nga nje qeli burgu ,si çmim i një dashurie të pa parë për Lirinë e Kosovës!

Rrëfimi i heroit të gjallë z.Martin Çuni, për jetën në burg është shumë i veçantë që duhet lexuar cdo shqiptarë brenda dhe jashta kufijëve, madje edhe të përkthehen ne gjuhë të huaja që ta kuptojnë mirë e kjartë se c’vuajtje na solli Serbia, se si u rritën femijët e një të burgosuri me vite të tëra pa i parë e takuar pa shijuar momentet me pikante të rritës së tyre ..
Metafora e mikut të çmuar të dergon larg në mendime.
Kam lexuar shumë, me ka rënë të dëgjojmë e të lexojmë letra t’shpirtit nga burgjet famkeqe Jugosllave, por letrat e Atdhetarit e kontribuesit të jashtëzakonshëm për tu çliruar një herë e përgjithmonë nga kthetrat e armikut që na e kishte ngulfat frymën në të gjitha anët. Janë të rralla letrat e tilla për ti lexuar e ne na duhen sa me shume të ju ofrojmë lexueseve ato ngjarje të trishta, ato ngjarje reale, ato përjetime të tmerrshme që i përjetuan bijtë tanë si shqiptarë nëpër kazamatet serbe ,se liria pati cmimin e shtrenjët, nuk na e dhuruan por e fituam me shumë mund e sakrificë ,ndaj duhet lexuar cdo germë të mikut poetit të sakrificës së madhe të z.Martin Çuni. Vetëm kështu ja dim vlerën Lirisë së shumëpritur duke shfletuar dhimbjet një nga një të çdo vujetje që ne i përjetuam!
Sakrifica jonë është shumë e madhe. Janë të shumtë të burgosurit tanë politikë në regjimin, shtetin e sistemin komunist të Jugosllavisë.
Sa shumë kam për të thënë e nuk thuhen dot vetëm në një shkrim të vetëm, për heronjët e gjallë flet dhe vet historia ..

(Shkeputa vetem një pjese nga nje leter burgu per ditelindjen e zonjes se hekurt, Mrika Çunit!
Mrikë e dashur, çfarë të të them për datëlindjen tënde nga larg? Nuk ka fjalë që mund t’ i shprehnin të gjitha urimet e mia dhe dëshirat e mia që të kam në jetë bashk me filizat e mi. Të kam ruajtur thellë në zemrën time si dikur kur isha në jetë, kur ishim në jetë të dy në botën tonë si e patëm ndërtuar të thjeshtë, por me pasurinë më të çmueshme të jetës, harmoninë. Nuk janë asgjë thesaret, gurtë e çmuar, pasuritë ku ta di se çfarë, po nuk pate jetë ashtu si e do vet, harmoninë në jetë me të dashurit tu që i ke pranë e me të cilët duhet të jetosh. )

Miku yne Martin nuk dua te me shpetoj pa ju falenderuar edhe njehere per kontributin tuaj dhene ne librin kushtuar familjes sone pra kontribut pas kontributi nje njeri i lindur e i skalitur per ti sherbyer Kombit!
Ju uroj shendet e gjithe te mirat e kesaj bote t’i gezoni me familjen tuaj!
Me Respekte Xheva Salihaj, Austri

Loading...