I ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, Malaj ka treguar se me Nanon ka pasur shumë përplasje, duke marrë parasysh që ai finte nga një profil i ngjashëm edhe vetë.
Megjithatë pavarësisht zënkave dhe përplasjeve, ish-ministri ka shpjeguar sesa i qetë ndehej pasi e dinte se vizionin e Nanos lidhur me projektet që kishin marrë përsipër.
“Për mua Nano kishte vizion të qartë për atë që do të bëhej, e dyta kishte delegim nuk ndërhynte, e treta kishte respekt për shkresën ndoshta dhe nga përvoja e hidhur që kishte kaluar. Mbi të gjitha kur punoja me kryeministrin e dija se nuk kisha pas shpine diçka tjetër.
Kisha atë ballë për ballë me të gjitha qëndrimet e mundshme. Mund të bëje debat, mund të thoshe se unë po iki dhe zgjidh një tjetër, mund të ndodhte gjithçka por ajo mbetej brenda asaj zyre.
Edhe nëse ndodhte një debat ishte i pari Nano që merrte në telefon dhe kërkinte që palët të qetësoheshin. Nano kishte një avantazh, sepse kishte akses në gjuhët e huaja. Ishte i vështirë në atë që synonte,”-tha ai.