Viktima është identifikuar me inicialet L.Sh, banues në qytetin e Lushnjës.
Ai po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet tip “Benz” që po drejtohej nga shtetasi me inicialet E.B.
Informacion paraprak: Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Loading...