Mjeku i njohur/ Ja kush mund të jetë celësi i kurimit të COVID

Mjeku i njohur Edvin Prifti, Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT, është shprehur se më në fund duket se nga Universiteti i La Sapiences dhe i Tor Vergates në Itali kanë hedhur dritë jeshile në lidhje me ilaçin për kurimin e Covid.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Prifti shkruan se shkencëtarët kanë zbuluar qe Laktoferrina mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid 19, një substancë që merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohet shumë më pak.”

“Universiteti i La Sapiences dhe i Tor Vergates demostrojnë një hap drejt trajtimit të Covid 19. Shkencëtarët kanë zbuluar qe LAKTOFERRINA mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid 19. citon lajmifundit.al.

Kjo është një substancë e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohet shumë më pak.

Një lajm i mirë mbase për tërë njerëzimin dhe një lajm i mirë që zbulimi vjen nga universiteti i La Sapiencës në Italinë fqinje”, shkruan Prifti.

Loading...