‘Shpërthen’ Rozana Radi: ‘Nëse keni ndërmend të merrni në qaf ata që i respektojnë rregulla anti-Covid, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj’

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat e koronavirusit dhe ndikojnë në përhapjen e infeksionit.

Në një shkrim në Instagram, zbuloi se disa miq të saj janë shtruar në spitalin Infektiv dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.

Nuk munguan tonet shpërthyese ku këngëtarja thotë që nëse nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat “të lidhin gur në qafë e të mbysin veten”.

Reagimi i plotë:

Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.

S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qaf ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj.

Loading...