Miku i ngushtë i Schumacher: E kam takuar, shpresoj që së shpejti…

Jean Todt thyen heshtjen dhe mungesën e informacionit që rrethon Michael Schumacher.

Todt është një nga miqtë më të ngushtë të Schumacher, nga të paktët që ka folur mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Presidenti i FIA ka deklaruar së fundmi se ka takuar 7 herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë.

Todt ka theksuar se shpreson që shumë shpejt edhe e gjithë bota mund ta rishohë.

“Po, e kam takuar Schumin, shpresoj që të gjithë mund ta shohin shumë shpejt”, u shpreh Todt duke dhënë një sinjal të qartë se shëndeti i tij po përmirësohet.

Loading...