27 vjecarja Alice Burton Bradford nga Brighton, ka ndërruar jetë pasi u prek nga ketoacidoza alkoolike – një ndërlikim metabolik i cili mund të shkaktohet nga konsumimi i alkoolit pa ngrënë asgjë më parë.
Ajo vdiq në kopshtin e shtëpisë së saj më 1 qershor. Miqtë e saj kanë thënë se Burton Bradford nuk ishte konsumuese e rregullt e alkoolit dhe ishte e fiksuar pas fitnesit, çiklizmit dhe vrapimit.
Shoku i saj Aaron Mulvay, 30 vjeç, i cili e njihte atë prej tetë vjet, po i bën thirrje të zbulojnë më shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje për të parandaluar tragjedi të ngjashme.
“Kjo është absolutisht një tronditje e tmerrshme. Askush nuk e priste fare. As që kisha dëgjuar për ketoacidozë alkoolike. Ne nuk jemi të sigurt se sa kishte pirë ajo atë fundjavë, por nuk ishte alkoolike”, shprehet Aaron Mulvay.