Gillian England, 88 vjeç dhe bashkëshorti i saj 91-vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital pasi iu shfaqën simptoma të COVID-19. Bëhet e ditur që gjendja shëndetësore e çiftit nisi të rikuperohej dhe ata tashmë do ta vazhdojnë trajtimin nga shtëpia.
Sipas mjekëve, forca e tyre për përballimin e sëmundjes, buronte nga dashuria që kishin për njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë pas krahëve sëmundjen, familjarët dhe vetë çifti kanë falenderuar mjekët dhe infermierët që u kujdesën për ta.
“Falenderoj stafin mjekësor që u kujdes për mua dhe bashkëshortin. Jam vërtet e lumtur që arritëm të shërohemi”, tha Gillian.
Loading...