Fier/ Burg të përjetshëm për autorët e vrasjes së pronarin të exhange dhe qytetarit që u përpoq t’i ndalonte

Gjykata e Fierit ka dhënë sot në mesditë vendimin me burg përjetë për Lulëzim Demiraj, 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë. Zini Fyraj 36 vjeç dhe Dashamir Gergali nga Stamatica, 3 grabitësit që terrorizuan Fierin në Mars të 2018.

Të tre të pandehurit kanë pranuar që në hetime autorësinë e këtij krimi të rëndë ndërsa nuk kanë përfituar nga gjykimi i shkuartuar i ndryshuar në vitin 2017. Trupi gjykues me prokuror Andi Pogacën dhe me gjyqtare Igerta Hysin në fund të seancës kanë dalë me vendimin burg përjetë për tre autorët.

Tre personat që në 2 mars 2018 në lagjen “Apollonia” në Fier, plagosën me mjete të forta pronarin e një pike “Exhange” Gëzim Hoxha si dhe më pas vranë Agur Vrenozin, kanë marrë sot dënimin me burgim të përjetshëm.

Disa ditë më parë të pandehurit Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, u përballën në gjykatë me pretencën e prokurorisë së Fierit,ku nga përfaqësuesi i akuzës u kërkua dënimi i tre personave me burgim të përjetshëm.

Kjo masë dënimi është kërkuar për 3 personat e mësipërm, pasi gjatë procesit të gjykimit është provuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë grabitur një pikë valutore në Fier.

Duke risjellë në kujtese atë ngjarje tre të autoret qëlluan për vdekje dhe Agur Vrenozin, që i erdhi në ndihmë Gëzim Hoxhës, duke arritur të përleshet me njërin nga autorët e këtij krimi të rëndë.

Për shkak të cilësive qytetare që Vrenozi tregoi duke u përballur dhe përleshur me atentatorët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vitin 2018 i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Ndërsa këshilli bashkiak i Fierit gjatë një vendimi të vitit 2018 shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit.

Loading...