Por duke qenë se kërkesa e tyre ka hasur në kundërshti nga ana e opozitës jashtë Parlamentit, Murrizi tha se duhet bërë çmos që të mbrohet vota.
“Pasi të hapim listat rishikojmë Kodin Zgjedhor që mos tjetërsojnë hajdutët votat dhe rezultatin. Kjo është kërkesa jonë. Këta bashkë le të rrinë dhe ishalla le të flejnë edhe aty. Dashuria e vjetër është e madhe. Unë jam si përfaqësues i 28 nismëtarëve. Pasi opozita parlamentare ka dhe nja 12 të pavarur”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Ndërsa Rudina Hajdari i bëri një thirrje publike kryedemokratit Lulzim Basha që të jetë vetë i pranishëm në mbledhjet e Këshillit Politik.
Sipas saj, ka ardhur momenti që edhe PD të pranojë listat e hapura, atë që e kërkon edhe populli.
“I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, Bashës që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me njerëzit që duan listat e mbyllura. Ke premtuar që në zgjedhjet e ardhshme do mbështesësh listat e hapura. Kjo është një thirrje që opozita të rreshtohet me kauzën, jo me Rudinën as me Murrizin, por, me qytetarët që duan. Marrëveshja e 5 qershorit është pikënisje, jo fundi i rrugës. Nuk mundet që demokratët të lënë negocimin e kësaj marrëveshje nga një person që nuk ka tagrin e një vote. Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Basha të vijë të mbrojë demokratët, të mbrojë Reformën Zgjedhore dhe të bëjmë ato ndryshime.”
Në mbledhjen e kësaj të hëne ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama. Ai mbrojti idenë e hapjes së listave.