ELBASAN
Zbardhet dinamika e ekzekutimit mafioz të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, pasditen e djeshme, në Elbasan.
Ramazani është ekzekutuar nga një person i vetëm, i cili ka qenë i veshur me bluzë të zeza, tuta blu me vija të bardha, kapele të zezë dhe maskë anti-Covid.
Atentatori është afruar me qetësi te dera e makinës së Emiljano Ramazanit dhe e ka qëlluar me pesë plumba, tre herë në qafë dhe dy herë në të dyja shpatullat.
Ngjarja ka ndodhur, kur Emiljano Ramazani sapo ishte kthyer nga palestra, në pronësi të tij, dhe ishte nisur drejt banesës.
Policia po heton për disa dyshime të forta, për prishje pazaresh të drogës, por ka dyshime të forta që viktima mund të ketë pasur dijeni për disa nga ngjarjet e rënda, që kanë tronditur Elbasanin kohët e fundit. Dyshimet janë se atentatori kishte dijeni për lëvizjet e ekzekutorit.