Doktori që mbijetoi nga COVID-19 ka krijuar një aplikacion për të ndihmuar mjekët të monitorojnë shëndetin mendor të pacientëve, të cilët nuk janë të shturar në spital. Dr. Sam McLean, dy ditë më parë ka publikuar në “Fox News”, aplikacionin i cili do ju ndihmojë me problemet psikologjike, nëse vendi futet në një karantinë të dytë.
“Pasi të shkarkoni në telefon aplikacioni “Heroes Health”, menjëherë do ju shfaqet një formular. Ai përmbanë të dhënat tuaja personale dhe gjithçka në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore. Më pas çdo javë ju mund të abdejtoni të dhënat, nëse keni pasur simptoma të ndryshme nga dita në ditë. Këto kontorollohen nga një staf i gjerë, i cili më pas rastet më serioze ia adreson mjekut specialist.”- është shprehur Dr. McLean për Fox News.
Mjeku gjithashtu ka shtuar se qëllimi kryesor është të trajtojë stresin, pagjumsinë, ankthin dempresionin, gjëra të cilat po e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore dhe kanë ndryshuar mënyrën e jetesës tek njerëzit, këto kohë.
I pyetur në Fox News, se si e shihte situatën në spital, Dr. McLean u përgjigj se po punojnë me orë të tejzgjatura pasi njerëzit po përkeqësohet, për shkak të mallit që kanë për të takuar familjarët e tyre dhe frika se nuk do të shpëtojnë. Kjo ishte edhe arsye përse krijuan aplikacionin, që mos t’i ndodhte e njëjta gjë edhe atyre në karantinë.
Dr. McLean, së bashku me bashkëshorten dhe qenin e tij, të diagnostikuar të tre pozitiv me koronavirus, pak ditë më parë përfunduan karantinën e tyre.