Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 5 fëmijëve ka ndodhur në Francë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën A7 në Albon, në jug të Lyon-it.
Një automjet, me të cilin po udhëtonte një familje me 9 anëtarë, u përmbys dhe më pas u përfshi nga flakët.
Shoferi humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga, dhe u rrokullis disa herë ku edhe u përfshi nga flakët.
Sipas mediave franceze ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse incidenti është shkaktuar nga një problem teknik apo mungesë e mirëmbajtjes së automjetit.
Loading...