Anullohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel

Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit, ka anulluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit.

Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se për shkak të masave të kufizuara, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë.

Ai tha se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të
udhëtojnë në Suedi, raporton AP.

Fituesit shpallen në tetor, por fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve

Loading...