Është mbyllur protesta para Ministrisë së Arsimit.
Kjo pas vendimit të ministrisë për të anuluar VKM-në mbi tarifën për provimet e mbartura.
Studentët pritet të vazhdojnë sërish protestën nesër në orën 10, teksa është plotësuar vetëm njëra nga 4 kërkesat e tyre.
Por me mbylljen e protestës, studentët kanë bërë një veprim për t’u marrë shembull.
Ata kanë pastruar rrugën nga sendet e hedhura gjatë protestës.
Gjatë një interviste për News 24, një protestuese lidhur me këtë tha:
Ne jemi shembullorë, ata mund të thonë se jemi katranjozë. Nuk ka mundësi 5 mijë studentë të jenë katranjozë. Protestën e bëjmë paqësisht.”
Loading...