Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi pasi në familje erdhi në jetë një vajzë.
I ati kreu vetëvrasje duke u djegur në zjarr pasi ai dhe familja e tij donin që të lindte djalë.
Tragjedia nuk përfundoi këtu pasi nëna e foshnjes ndërroi jetë nga ataku kardiak.
Pasi nuk lindi djalë, besohet se nisën shumë argumente mes çiftit, gjë që katër ditë më vonë soli vdekjen e babait të fëmijës. Shoku ishte aq i madh për nënën 23-vjecare Supryia Das pasi pësoi atak në zemër.
Tragjedia ndodhi gjatë fundjavës në një fshat, në zonën e njohur si Tripura Perëndimore, në lindje të Indisë, cështje për të cilën policia ka nisur hetimet.
“Pas grindjeve të përsëritura me gruan e tij, Pran Gobinda bëri vetëvrásje duke djegur veten të dielën. Gruaja gjithashtu vdiq më vonë nga një atak në zemër, sepse ajo nuk ishte në gjendje të duronte tronditjen e vdekjes së burrit të saj në një spital të Agartala, ndërsa vjehrra vazhdimisht e qortonte për lindjen e një vajze ” tha zëdhënësi i policisë lokale. Dyshohet se shkak i aktit ekstrem ishte presioni i familjes që kërkonte trashëgimtar mashkull.