Lëvizja e klandestinëve nëpër Shqipëri duket se nuk është ndalur. Të paktën 18 refugjatë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticë .
Mësohet se refugjatët e ndaluar ishin shtetas sirianë, marokenë dhe afgane.
Bëhete e ditur se refugjatët ishin të ndarë në grupe të ndryshme, ndërsa mësohet se ata janë kapur në pika të ndryshm, pranë kufirit të gjelër, në disa fshatra dhe në Bilisht.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit të Kapshticës në Korçë janë marrë deklaratat e tyre, dhe gjatë ditës së sotme refugjatët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.
Loading...