Rreziqet shëndetësore të lidhura me qëndrimin gjatë përpara ekran, të tilla si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare, të cilat ishin në nivelin më të ulët kur koha e përditshme e TV që shpenzohej ishte dy orë ose më pak.
Në studimin nga Universiteti i Glasgow, morën pjesë pothuajse 500,000 pjesëmarrës të moshës 37-73 për një periudhë 12 vjeçare midis viteve 2006 dhe 2018.
Studiuesit thanë se gjetjet nënkuptojnë se të rriturit duhet të minimizojnë ekspozimin në ekran.
Nëse të gjithë pjesëmarrësit do e kufizonin kohën e televizionit në dy orë në ditë, mundësisht rreziku i vdekshmërive t ë zakonshme do të ulej në 5.62% dhe në 7.97% rreziku nga vdekjet për shkak të sëmundjes kardiovaskulare.
Studimi përfshiu ekranine televizionit, video dhe celulari.
Dr Hamish Foster nga Instituti i Shëndetit dhe Mirëqenies nga Universiteti i Glasgo e udhëhoqi studimin.
Ai tha se hulumtimi i fundit i mbështeti provat e tanishme nga shikimi i TV më shumë dhe të jetosh një stil jetese të ulur në përgjithësi mund të çojë në një gjendje të dobët shëndetësore.
“Studimi ynë sugjeron që kufizimi i kohës në TV mund të vonojë ose parandalojë shumë shëndet të pafavorshëm”, tha Dr Foster.
Studiuesit gjithashtu shikuan përfitimet e mundshme të zëvendësimit të kohës së televizionit me aktivitete më të shëndetshme siç është ecja. K.K/ LajmiFundit.al