Njoftimi i Ministrise se Shendetesise:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.
Krahas rasteve të reja të identifikuara nga epidemiologët në terren, vijon të ketë shtrime të reja në dy spitalet Covid dhe humbje jete.
Ndaj i drejtohemi qytetarëve me një lutje, të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura për të minimizuar përhapjen e infeksionit, për të shmangur shtrimet në spital dhe për rrjedhojë edhe humbjet e jetës.
Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin
Infektiv.
Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga
Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.