Hajdari optimiste nga mbledhja e Këshillit Politik: Kemi tre palë politike që mbështesin listat e hapura

Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, e cila zgjati afërsisht për dy orë e 30 minuta.

Reagimi i Hajdarit:

Përpjekjet tona kanë qenë të panumërta që të hapen listat zgjedhore. Kemi tre pozicione që janë pro listave të hpura. Kemi një iniciative ligjore në Kuvendin e Shqipërisë që garantojnë hapjen e listave 100%.

Për sa i përket listave të hapura janë një realitet në Shqipëri.

Jam e lumtur që PD pas shumë thirrjesh tani ato erdhën tek qendrimi ynë dhe u bashkuan rreth kësaj kauzë të rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë.

Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura. Tani jam shume e lumtur për këtë ditë.

Loading...