Një shtetas italian, i cili ishte martuar prej 20 vitesh me një shqiptare është gjetur i pajetë në banesën e tij, në katin e dytë të një pallati në Kavajë.
Italiani kishte humbur kontaktet me familjareët e tij, në Itali, që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.
Viktima mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.
Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë su lmi në zemër.
I moshuari italian kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të va rrosej në Shqipëri.
Loading...