Priste rezultatin e testit të koronavirusit, ndërron jetë në spital 32-vjeçari shqiptar

Një 32-vjeçar nga Peja ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar teksa po priste rezultatin e testit të koronavirusit, përgjigja e së cilës nuk ka dalë ende.

Në njoftimin e spitalit, thuhet se i riu vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa po në këtë spital, po trajtohen 70 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19. Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Loading...