Fjala e rastit te Prof. Imer Tifeku-t ne promovimin e librit ” Legjenda e dhimbjes së heshtur” autor z.Hasan Qyqalla dhe z.Mustafë Krasniqi mbajur ne Shtepine e Kultures ne Kaçanik me 13. Prill 2019 pikerisht ne 20 vjetorin e renjes se martireve te Familjes Salihaj nga F.Sh Duraj të Kaçanikut.
Perveq asaj qe kame thene ne pjesen e pare dhe te dyte lidhur me 13 prillin 1999 , do te kisha theksuar edhe disa momente te veqanta qe i mbaje perjetesisht ne kujtesen time dhe qe kane te bejne direkt me familjaret tuaj tashme te ndjere!!!
Se pari po filloje me nje detal .
Derisa disa ga meshkujt po zbrisnim nga mali larte drejt lagjeve cakaj dhe Tifekaj diku 30 metra mbi rrugen qe shkone ne drejtim te Sllatines ne nje livadh hasa ne bacen Ilaz me gruan e ti Azeminen te cilet ishin ulur.
Baca kishte dhezur nje cigare sa me kujtohet te mbshtjellur dhe nga cigarlluku i tije thithte me sa fuqi qe kishte duhanin.
Pasi qe ne nifeshim mire familjarisht ,u afrova dhe u pershendeta me ta . Pasi u ula pak baca si me nje lloje telepatie dhe parapsikologjie mu drejtua me keto fjale :”Profesor dicka nga brenda me thote qe mi kane vrare djemt e mi !!!….”
Deri sa fliste me shikonte drejt e ne sy duke dashur te kuptoj se mos valle une di dhe po fsheh dicka nga ata . E verteta ishte se ne askush ende nuk dinim se cilet ishin viktimat e terrorit te asaj dite te kobshme .
Kur une kerkova leje te vazhdoj rrugetimin baca Ilaz mu drejtua me keto fjal :
“Imer te lutem zbrit poshte fshatit cakaj ne perrua sepse aty do te jene trupat e Kemajlit dhe te tjereve …”
Ne kete moment mbeta i shtangur dhe e di qe ju thash jojo nuk ka ndodhur ajo per te ju dhane kurajo .
Keshtu u pershendeta me to dhe vazhdova rrugen kurse fjalet e baces sikurse me silleshin neper koke .
Kur zbrita ne kryqezimin qe lidhe laxhen Cakaj perpara me doli zonja Kumrije bashkeshortja e Shokut timte femirise Jakupit e cila me pyeti mose kisha pare Jakupin diku dhe pasi i thash jo ajo me nje ze si te pikellueshem tha “Ai nuk eshte i gjalle sepse po te ishte do te kishte ardhe qe moti te femijet “.
Pasi ishte me re se sa une ne moshe ju drejtova me keto fjale
“Ne djall edhe ti me keto fjal qe po i thua…”
Keshtu i zhytur ne mendime devijova rrugen qe kisha planifikuar dhe tash me u nisa ne drejtimin qe me sugjeroj baca .
U nisa ne drejtim te shtepive te cilat po digjeshin per te shkuar tek perroi ku kishin qene te strehuar nje pjese e popullsise .
Disa metra me poshte shikoje disa persona te cilet ne nje batanije bartnin trupin e pa jete te nje personi dhe ngjiteshin me veshtersi perpjet perroit . U afrova dhe pash se ishte trupi i pa jete i Sabriut .
Keta njerez disa prej te cileve nuk i njihja sepse kishte shume njerez dhe familjete ardhura me treguan se kishte edhe viktima tjera poshte .
Une u ktheva deri te shtepia e Gjemajlit e cila kishte mbetur e vetmja pa e marre zjarri dhe u futa per ti marre disa batanije tjera .
Pas kesaj u nisem ne drejtim te perroit per ti marre te vraret e tjere ne mesin e te cileve edhe trupin e Kemajlit vellaut te Sabriut dhd djemeve te baces Ilaz.
O zot mbeta i stepur per nje moment .
I morem trupat dhe diku ne oborrin e shtepis se Gjemes i leshuam ngadal ne toke ashtu te mbeshtjellur ne batanije.
Baca dhe nene Azeminja ende nuk e dinin te verteten edhe pse kishin parandjenja .
Disa njerez me pyeten se kush jane keta te rinje . Une ju tregova detalisht dhe ju thash se pak me pare bisedova me prinderit e tyre te cilet mund te ishin diku 400 metra nga ne.
Por i luta qe une te mos jem njeriu i pare qe do te ju komunikoje kete lajme te kobshem .
Me pas kufomat i bartem ne drejtim te shtepis se pa meremetuar te Qamil Cakes aty fare afer rruges kryesore ne nje garazh te hapur e cila ishte vend grumbullimi i te gjitha trupave te vrare .
Momenti tjeter shume rrenqethes per mua dhe te tjere te pranishem .
Tash me ishte nata dhe nje erresire ku as “gishtin ne sy ” nuk mund ta vereje njeriu.
Kishim thezur nje fehnar vajguri per te ndriquar sa do pak hapsiren dhe filluam pergaditjet per ceremonin e vorrimit te te vrareve .
Nuk ishim te sigurt qe mund ta benim ate nate dhe kishte zera se kjo duhet bere te nesemen me 14 prill dite e merkure.
Une mora per detyre qe te gdhendja disa drasa ne te cilat do te shenoheshin emerat e secilit dhe do te perdoreshin si mbishkrime per secilin veq e veq.
Ne nder kohe me lindi idea qe te shkruaja per secilin nga disa fjale dhe ti fusnim ne kese plastike te frizit per ti futur se bashku me kufomat ne varre pasi qe mbishkrimet mund te shlyheshin nga te reshurat dhe veprimi i rrezeve te diellit .
Isha shume i sigurt qe here do kurdo do td ndodhte egzaminimi dhe ekspertiza e te vrareve dhe masakruareve .
Ne kohen sa benim pergaditjet filluan edhe vizitat dhe homazhet e familjareve dhe te tjereve kufomave te grumbulluara .
Te vraret i kishim sistemuar ashtu siq kishte mundesi por pa lene te shifen detalet dhe plaget te cilat me kujdes i kishim mbuluar .
Deri sa vazhdonin homazhet me ra ne sy dhe vesh nje detal i rrenqethes i dialogut mes dy femijeve te familjes Salihaj i cili detal dhe fjale edhe sot e kesaj dite me sillen neper koke .
Citoj :” Pse babit nuk i paskan vendosur jastuk , hequr kpucet dhe pse ja kane mbuluar koken !!???”
Ishin fjalet e nje djaloshi ndoshta 4-5 vjeqar drejtuar nje zonje te mbuluar me shami e cila edhe pse i shkonin lotet faqeve ,mundohej ta qetesonte femijen e saje duke i thene :
“Keto po bejne pak gjume pasi qe duhet te zgjohem se shpejti per te shkuar per te gatuar buke ne furre …”
Keto dhe fjalet e baces Ilaz dhe nene Azemines ne lendinen siper fshatit si dhe syt e nxjerrur te H.L dhe masakruareve te tjere si duket nuk do te shlyhen kurre nga kujtesa ime dhe do te me percjellin edhe mua deri ne vdekje.
Ne vitin 2000 diku ne muajin qershor deri sa punoja punonjes social ne QPS ne Kacanik ne nje rast kisha shkuar ne shkollen filore “Nazmi Osmani” per te ju shperndare disa qanta dhe veshembathje femijeve jetime .
Ne mesin e te cileve isha i sigurt qe mund te jete edhe femiju qe pyeste per babain e ti ate nate te tmershme .
Ato femije sot jane rritur por nuk di se a dine dicka per kete histori dhe fatkeqesi lufte duke mbetur jetime.
Ata u rriten shendosh e mire fale kujdesit te xhaxhallareve dhe te afermeve te tyre.
U rriten dhe sa di une u shkolluan .
Por keta femije tash me burra me siguri se nuk me njohin mua shokun e prinderve te tyre .
Me dhembje dhe respekt per te gjitha viktimat e terorit serb .
Imer Tifeku
Magjister i shkencave sociologjike
Imer Tifeku
Imer
Jam i respektuar qe do te jeme pjes e botimit dhe edicionit tuaj
Suksese