Sarandë/ Covid-19 infekton fëmijën 3 muajsh

Një rast i ri me koronavirus ka rezultuar sot në Sarandë.

Bëhet fjalë për një fëmijë 3-muajsh i një 25-vjeçareje, nuse në fshatin Mursi të Sarandës.

Ajo rezultoi pozitive të premten, ndërsa mbrëmë tamponi ka treguar se i prekur nga virusi ishte dhe vajza e saj.

Sipas birimeve thuhet se nëne e bije janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës.

Po ashtu ndërsa drejt Tiranës është nisur edhe një efektiv policie që rezultoi pozitiv me COVID-19 të dielën.

Loading...