Moderatori shqiptar pozitim me Covid, apeli ndaj qytetarëve: Kujdesuni sa të mundeni

Moderatori i njohur, Bledi Strakosha infektohet me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vet gazetari përmes një mesazhi në ‘Facebook’.

Teksa tregon se sot ka rezultuar pozitiv, ai i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes nga virusi.

“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët.”- ka shkruar Strakosha.

Kujtojmë se ditën e sotme deklaroi se ishte prekur nga koronanvirusi edhe kreytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 3 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, Eljo Hyska dhe Enver Roshi.

Loading...