ITALI – Arrin në 12 numri i viktimave nga moti i keq

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga moti i keq, ndërkohë që bilanci mund të rritet ende, njoftuan sot autoritetet italiane.

Vende të izoluara, qindra të pastrehë dhe mijëra familje pa energji elektrike, lidhje hekurudhore të ndërprera dhe dëme të konsiderueshme, kjo është pamja që ofron Italia pas ciklonit që preku vendin.

Pasoja të rënda nga shirat e rrëmbyer, deti me dallgë mbi 10 metra dhe me erëra deri në 180 kilometra në orë, lumenj të fryrë, që janë nën survejim, sidomos në Triveneto.

Gjatë 48 orëve të fundit 5 800 punonjës të ekipeve të shpëtimit kanë bërë më shumë se 7 000 ndërhyrje, sidomos në Toskanë, Lacio, Veneto, Lombardi, Friuli Venezia Xhulia dhe Liguria./atsh

Loading...