Dhërmi/ Mbytet anija e vjetër, do të shërbejë për të apasionuarit e turizmit nënujor

Shtimi i atraksioneve për vizitorët nga Ministria e Turizmit është një projekt që tashmë do të shtrohet edhe në brendësi të detit.

Një anije, e cila erdhi në ujërat shqiptare në vitin 1974 dhe u bë pjesë e marinës së Vlorës, nga sot do të presë të apasionuarit e sporteve nënujore.

Gjate paradites, ajo është mbytur në ujërat e bregdetit të Dhërmiut.

Pas anijes së njohur me emrin “polumbarja kineze”, edhe 2 anije te tjera jofunksionale do të mbyten për t’u shndërruar në atraksione për turizmin nënujor.

Loading...