Kryeministri Edi Rama sërish i është drejtuar me një apel qytetarëve për mbajtjen e maskës.
“MIRËMËNGJES, dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore apo barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID -19 është për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura.
Për parandalimin e përhapjes së COVID-19, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin social, masat e higjienës dhe vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Në çdo subjekt shërbimi për qytetarët duhet të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi./atsh