Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve në një thertore në Lezhë që të ruajnë distancën, pasi mund të infektohen si kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në kuadrin e një shakaje, Rama ka thënë ” Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”.
Kryeministri Rama ka kryer një vizitë në qytetin e Lezhës për të inspektuar zona të ndryshme të qytetit.
Ai ka ndaluar në një thertore për të parë zbatimin e masave të sigurisë dhe higjenës gjatë therjes së kafshëve.
Loading...