Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video në facebook-un e saj personal, ku tregohet se cilat janë hapat që çdokush duhet të ndjekë, nëse ka dyshime se vetë ai apo ndonjë i afërm i tij është i prekur me Covid-19.
Manastirliu bën me dije se duhet të vizitoni faqen online për Covid-19.
Nëse plotësohet formulari duke përshkruar gjendjen tuaj shëndetësore, atëherë do të udhëzoheni nëse keni covid-19 dhe duhet të ndiqeni te mjeku i familjes, nëse duhet të telefononi në 08004040 apo nëse duhet të telefononi numrin 127 të urgjencës mjekësore.
blob:https://www.facebook.com/c369af3a-4d97-4ba6-bbfc-68936e3a3d15
Loading...