Në orët e fundit janë konfirmuar dy raste të reja infektimi me koronavirus në Sarandë.
Sipas burimeve thuhet se njëri rast ka rezultuar në fshatin Fushë-Verri të Delvinës, ndërsa tjetri është evidentuar në Sarandë.
Rasti i fundit mësohet se është një djalë i ri, që është i biri i një drejtuesi të lartë në kryeqytet.
Deklarohet se i riu ka qenë me pushime në Dhërmi dhe ka shkuar në Sarandë për të bërë tamponin, pasi aty ka edhe një banesë.
Loading...