Sipas policisë ai është vetëvrare me armë zjarri, e cila i është gjetur fare pranë trupit të pajetë.
I riu dyshohet të ketë qenë në kushte depresioni, ndërsa policia ka sekuestruar telefonin e tij për të parë bisedat e fundit si dhe ka marrë në pyetje personat që ka takuar së fundi Lazri.
I riu dyshohet të ketë qenë në kushte depresioni, ndërsa policia ka sekuestruar telefonin e tij për të parë bisedat e fundit si dhe ka marrë në pyetje personat që ka takuar së fundi Lazri.
Nga fotot në rrjete sociale tregohet se Lazri bënte një jetë luksoze i rrethuar nga makina të shtrenjta. Ai shikohet i rrethuar nga makina të tipit “Lambourgini Aventador”.
NJOFTIMI I POLICISE:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.