Përmes një reagimi në facebook, Vasili bën fajtor Ramën për atë që e quan konflikt në të cilin është futur vendi dhe premton zero tolerancë për të.
Sipas Vasilit, Edi Rama është armiku i popullit dhe Kushtetutës, dhe se llogarinë me çdo qytetar e ka të hapur.
Postimi i Petrit Vasilit:
Edi Rama sot u shpalli lufte shqiptareve.
Populli sot eshte perballe armikut te vetem te tij Edi Rames.
Opozita e bashkuar eshte perballe tij me e vendosur se kurre.
Edi Rama eshte shkaktari dhe pergjegjesi i vetem i konfliktit me te rende ku ka hyre vendi.
Edi Rama po sillet si armik i populli, i Kushtetutes dhe i paqes me shqiptareve ndaj do te trajtohet vetem si i tille dhe me zero tolerance.
Edi Rama nga sot e ka te hapur llogarine me cdo shqiptar dhe fundi i Byrose Politike do ti duket lule, kete s’duhet ta harroje kurre.
Gjeli i kotecit te rilindjes nuk tremb me as pulat, qe ka perqark e jo me shqiptaret qe kane pare plot coftira si ky.