Është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike doktoreshë Albana Çela,
Një kirurge e zonja, pedagoge e dashur dhe një grua e fortë, nënë e dy vajzave. Albana luftoi me COVID 19 duke qenë në krye të detyrës por mesa duket nuk e ka mposhtur dot sëmundjen e saj.
Lajmin e bën me dije Shoqata e Infermierëve bashkë me një dedikim prekës.
“Lufta me së mundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim. Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”.
Të shumtë janë kolegët, miqtë e dashamirësit që janë tronditur nga ky lajm i trishtë dhe ende nuk e besojnë dot që doktoreshë Albana Çela nuk jeton më.