OBSH: ‘Covid ka ekzistuar edhe më parë, shfaqet një herë në shekull’

Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në shekull dhe efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muaj më parë.

Pandemia me koronavirus ka shkaktuar më shumë se 670,000 humbje jete në të gjithë botën, teksa rastet e para janë raportuar Në Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht përhapjes në gjithë botës, Tedros ka thënë se studimet tregojnë se “shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”.

“Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja. Disa që kanë qenë më pak të prekura në javët e para, tani po përballen me numër në rritje të infektimeve dhe vdekjeve”, ka shtuar mes të tjerash ai.

Loading...