Ndërron jetë infermierja e infektuar me Covid-19, edhe pse tamponi kishte dalë negativ

Një infermiere 43-vjeçare nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos Aires ka vdèkur nga Coronavirus, edhe pse para 24 orësh u deklarua e shëruar.

Marina Mariangeli vdíq pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditët e fundit. Ajo u shtrua pasi filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë pas testit rezultoi pozitive me Coronavirus.

Përgjatë një jave ajo kishte qëndruar me tub respirator për frymëmarrje artificiale por e kishte marrë veten më vonë. Pas tre komplikimesh, dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte mirë, asaj i bënë një tjetër test, që rezultoi negative.

Pasi u zhvendos në banesën e saj, problemet shëndetësore iu rifshaqën sërish dhe gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital në ambulancë.

Loading...