Greqi/ Shkatërrohet banda, arr*estohen 4 shqiptarë

Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë, të gjithë nën dyshimin e kryerjes së trafikut të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, kreu i trafikut të drogës ishte një shqiptar 40-vjecar.

Në njoftimin e policisë së vendit fqinj thuhet se janë sekuestruar 773 gramë kokainë, sasi kjo që ishte fshehur në pjesën e pasme të një sobe elektrike, që ishte brenda një parkimi të një ndërmarrje transporti.

Policia vlerëson se në treg do të kalonin më shumë se 1.5 kilogramë drogë, duke bërë që nga trafiku i lëndës narkotike të mund të fitoheshin nga 150 mijë deri 180 mijë euro.

Policia në Selanik në bashkëpunim me autoritetet portuale në Mykonos kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit, duke cuar ne prangosjen e 4 shtetasve shqiptarë, të dyshuar të implikuar në trafik kokaine.

Mediat helene shkruajnë se policia ka gjetur në shtëpinë ku jetonin shqiptarët në ishull, 10 celularë, një shumë prej 2350 euro, shënime me shkrim të dorës etj. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Publike në Siros.

Loading...