Është vetëm 23 vjeçe, por një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të kërkuara në klubet e natës. Rrjedhimisht edhe një nga reperet më të paguara, me çmime që variojnë 7-10 mijë euro nata në koncert.
Pothuajse çdo këngë e saj kthehet në hit pasi i ka rrëmbyer zemrën muzikdashësve, kryesisht të rinjve.
E si shumica e fëmijëve tradicionalë shqiptarë, edhe Dorontina di si ta vlerësojë familjen e saj, që me siguri ka një kontribut të jashtëzakonshëm në karrierën e saj si këngëtare.
Së fundmi, Tayna ka vendosur t’i ndërtojë prindërve një shtëpi të re nga fillimi. Këtë e ka bërë vetë të ditur duke postuar pamje në “Instastory”, ku tregon se punimet sapo kanë filluar.
“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar Tayna krahas fotos.