Ishte prekur nga Covid-19, ndërron jetë vëllai i politikanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj ka lajmëruar vdekjen e vëllait të politikanit Smajl Latifi.

Vëllai i tij, Adem Latifi ishte i prekur nga virusi Covid19 dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Deputeti Nitaj ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime”, shkruan deputeti i Kosovës.

Loading...