Ngushëllime i dashur Edi, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë!

Thaçi i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit shqiptar për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama. Thaçi i shpreh ngushëllimet për të sinqerta kryeministit të Shqipërisë.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, shkruan Thaçi në rrjetet sociale.Aneta Rama, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e bëri publik kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë bëri edhe dedikimin prekës, ku theksoi se nëna e tij ishte drita e shtëpisë.

Loading...