Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një motor picash ka përplasur një kalimtar të rastit i cili po kalonte rrugën.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në hyrje të qytetit bregdetar.
Si pasojë e përplasjes nga motori, kalimtari ka pësuar disa fraktura por ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e qytetit të Vlorës.
Motoristi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor i cili po kryen verifikimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Loading...