86 persona kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit për shkak të një pije ilegale me përbërje alkooli, thanë zyrtarët e shtetit Punjab në Indi. Të shtunën, policia kreu më shumë se 100 kontrolle, duke konfiskuar furnizimet e pijeve të dyshuara dhe arrestoi 25 persona.
Numri i jetëve të humbura është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Qindra persona vdesin çdo vit në Indi pasi konsumojnë pijen alkoolike të njohur si bootleg. Të premten, Shefi i policisë në Punjab, Amerinder Singh raportoi se kishte edhe të lënduar.
Raportet sugjerojnë që kjo pije ilegale mund të jetë prodhuar me shumicë, u është shitur pronarëve të kafeneve në rrugë dhe më pas u është shpërndarë komuniteteve lokale. Vdekjet nga alkooli i prodhuar në mënyrë të paligjshme, i cili është shumë më i lirë se pijet e tjera, janë të zakonshme në Indi.
Thuhet se Bootleggers ka përbërje metanoli dhe mund të shkaktojë verbim, dëmtim të mëlçisë ose vdekje, edhe nëse konsumohet në sasi të vogla.