Australi/ Nga e enjtja deri në fund të shtatorit asnjë lëvizje në rrugë

Pavarësisht një kufizimi të vendosur në fillim të korrikut, Melburni vazhdon të regjistrojë qindra raste të reja ditore. Autoritetet lokale kanë vendosur të aplikojnë një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesi për gjashtë javët e ardhshme. Duke e cilësuar si një gjendje katastrofike, Daniel Andrews, kryeministri i shtetit të Viktorias, theksoi se vendi do të kalonte në fazën e katërt të kufizimeve deri më 13 shtator për shkak të niveleve shumë të larta të kontaminimit.

Banorët mund të bëjnë një orë ushtrime në ditë, pesë kilometra maksimumi nga shtëpitë e tyre, duke nisur nga e diela në mbrëmje.

Vetëm një person i familje do të jetë i autorizuar për të bërë blerjet thelbësore.

Disa javë pas rikthimit në shkolla, pjesa më e madhe e nxënësve të shkollave dhe universiteteve do të rifillojnë mësimin në internet duke nisur nga e mërkura në mesnatë, ndërkohë që çerdhet dhe strukturat pritëse do të mbyllen duke nisur nga e enjtja.

Në Australi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 641 raste të reja dhe 7 viktima, ndërsa numri total i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 17 923.

Loading...